Ajo akuzohet për zhvatjen e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, ai për “gjobë” ndaj vartësve të saj
Policia e Durrësit ka arrestuar Feta Matajn, bashkëshort i ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare Filiali Durrës, Eliabeta Mataj.
Feta Mataj, i cili pak kohë më parë ai u emërua në detyrën e zv/drejtorit të ndërmarrjes komunale të pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Durrës, është arrestuar nga krimi ekonomik nën një akuzë që lidhet dhe me bashkëshortën e tij deri në kufijtë e të pabesueshmes.
Arrestimi është bërë pasi gjatë marrjes në pyetje, një punonjëse e filialit të postës ka deklaruar se Feta Mataj, burri i drejtoreshës u kërkonte çdo muaj punonjëseve shumën prej 25 mijë lekëve.
Kujtojmë se Elisabeta Mataj akuzohet për përvetësimin e rreth 700 mijë eurove nga Posta Shqiptare Filiali i Durrësit, dhe aktualisht ndodhet nën masën e “arrestit në shtëpi”.
Mataj ndodhej në paraburgim prej 18 korrikut, nën hetim për dyshimet mbi vjedhjen në bashkëpunim përmes shpërdorimit të detyrës të 69 milionë lekëve, fonde të destinuara për qytetarët në degët e Postës në Shijak dhe Krujë.
Nga ajo që u raportua në medias, burrë e grua ishin të mpleksur në lojëra fati dhe të prirur për një jetë plot qejfe. /tesheshi.com/





