Veseli sot në Uashington, takime me zyrtarë të lartë të shtetit në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili po qëndron në SHBA për vizitë zyrtare, sot do të zhvillojë takime në Shtëpinë e Bardhë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të qëndrojë sot në Uashington.Ai do të ketë aty takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

Veseli pritet të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, pastaj në Pentagon si dhe në Kongres.

Vizitën e tij në ShBA ai e ka nisur duke qëndruar në Iowa ku ka takuar drejtues të Gardës Kombëtare të Iowa-s nga të cilët ka marrë përkrahje për ushtrinë.Ai ka qëndruar edhe në New York ku do të këtë takime me komunitetin shqiptar.

Vizita e Veselit në SHBA vjen në një kohë të ndjeshme të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind.