Vetëm dy shfletues kanë mbi 1 miliardë përdorues

Normalisht pozicionimi i Safari përmirësohet ndjeshëm nëse marrin në konsideratë përdoruesit e iPhone dhe iPad të cilët luajnë rol më të madh sesa Mac.

Shfletuesi Safari i Apple ka më shumë se 1 miliardë përdorues sipas të dhënave të Atlas VPN dhe vetëm një shfletues tejkalon këtë shifër: Google Chrome.

Me afro 3.4 miliardë përdorues, Chrome lë Safari në hije. Është e rëndësishme të specifikojmë se raporti i Atlas VPN përfshin edhe përdoruesit mobil, jo vetëm desktop.

Normalisht pozicionimi i Safari përmirësohet ndjeshëm nëse marrin në konsideratë përdoruesit e iPhone dhe iPad të cilët luajnë rol më të madh sesa Mac.

Nga ana tjetër është një shifër impresionuese sepse Safari është i disponueshëm vetëm në pajisjet e Apple. Sipas të dhënave Chrome ka 3,378,967,819 përdorues kurse Safari ka 1,006,232,879 përdorues. Microsoft Edge është në vendin e tretë por shumë larg me 212,695,363 përdorues dhe Edge në vendin e katërt me 179,084,244 përdorues.

Që kur parakaloi Internet Explorer vit më parë, Chrome ka qenë shfletuesi dominant. Nga ana tjetër Apple ka ofruar një version Safari për Windows por ndaloi zhvillimin e tij në Qershor të 2010. /PCWorld Albanian