Ballina Lajmet Kosovë Veterani i luftës proteston para kuvendit, kërkon formimin e institucioneve

Veterani i luftës proteston para kuvendit, kërkon formimin e institucioneve

Për të 48-tën herë me radhë deputetët do të mblidhen sot, në përpjekje për të konstituuar kuvendin.

E veterani I luftës Lulzim Prokshi ka udhëtuar nga Drenasi, për të portestuar para kuvendit, lidhur me ngërçin politik.

I veshur me uniformën e UÇK-së dhe me një pankartë në duar, ai po kërkon zgjidhje të situatës. Prokshi po kërkon nga siç i quan ai uzurpatorët, të largohen nga aty, për të mundësuar formimin e institucioneve.

“Të largohen uzurpatorët për të mundësuar formimin e institucioneve shtetërore, duke nisur me zgjedhjen e kryetarit të parlamentit e në vazhdim”, thuhet n[ pankarten e Prokshit.