Vetëvendosje mbledh Këshillin e Përgjithshëm

Zhvillime të reja priten nesër në Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje nesër do të mbajë mbledhjen e 39 të Këshillit të Përgjithshëm të saj.

Nëpërmjet një njoftimi për media, bëhet e ditur se mbledhja do të mbahet në hotelin “Grand”, në kryeqytet, shkruan zeri.info.

Gjithashtu, theksohet se fjalimin në pjesën e parë të mbledhjes do ta mbajë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, pretendent për kryeministër të Kosovës.

Pjesa e parë e mbledhjes do të jetë e hapur për media, ka bërë të ditur partia që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit.