Vetëvendosje merr vendimin për Ferizajin, dhe ai është befasues

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj ka marrë vendim lidhur me mbeshtetjen e kandidateve per kryetar te Ferizajit, Muharrem Sfarqa nga LDK dhe kundershtari i tij Agim Aliu nga PDK.

Sipas nje njoftimi te publikuar per mediat, VV do të ketë qëndrim neutral ndaj dy kandidatëve për kryetar të Ferizajit.

Për një njoftimi për media, thuhet se VV do të jetë një “opozitë konstruktive nga zëri i qytetarëve në mbrojtje të interesit publik”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Ferizaj njofton anëtarësinë dhe qytetarët e Ferizajt, se pas analizës së gjatë të gjendjes politike në strukturat udhëheqëse, si në nivel lokal dhe po ashtu në atë qendror; se ka vendosur të ketë qëndrim neutral ndaj dy kandidatëve për kryetar që janë tanimë në balotazh më 19 nëntor.

Parimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në çdo nivel janë që të qëndrojë në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe qytetarit. Lëvizja VETËVENDOSJE! nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit doli edhe më e fuqishme, duke u rritur si për nga vota fizike, ashtu edhe në përfaqësim në asamblenë komunale.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të jetë një opozitë konstruktive dhe zëri i qytetarëve, në mbrojtje të interesit publik dhe qytetar. Me këtë rast dëshirojmë t’i falenderojmë të gjithë votuesit të cilët kanë përqafuar programin dhe alternativën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet tutje në njoftim.