Vetëvritet një 32 vjeçar në Malishevë

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vrasje në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit.

Pas raportimit për vrasjen në Rahovec, prokuroria e Gjakovës ka njoftuar se një vetvrasje ka ndodhur në fshatin Senikë të komunës së Malishevës, raporton lajmi.net.

Sipas zëdhënëses së prokurorisë së Gjakovës, Yllka Shehut, i vrari është S.Z., 32 vjeç.

“Sot në mëngjes rreth orës 07:00 të mëngjesit, nga ana e policisë, Prokuroria ka pranuar informatën se në fshatin Senikë, Komuna e Malishevës, është gjetur një trup i pa jetë, ku i ndjeri S.Z., 32 vjeç dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, dhe i njëjti është gjetur në afërsi të shtëpisë nga babai i tij”, thotë Shehu.