Vetura godet dy këmbësorë në Prishtinë

Dy këmbësorë janë të lënduar pasi janë goditur nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu”, Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit, këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, njofton Borovci.
Ai shtoi se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin. /kallxo