Vëzhgohet sipërfaqja e diellit me rezolucion të lartë dhe më afër se kurrë më parë.
Për të parën herë dallohen qartë vorbullat e plasmës, të ngjashme me valë që thyhen.
Disa nga këto struktura që po shihni në pamje, janë të paktën 20 km.
Ky vëzhgim i imtësishëm i sipërfaqes së yllit tonë konisderohet i jashtëzakonshëm, dhe ndihmon për të kuptuar proceset fizike që rregullojnë aktivitetin diellor dhe impaktin që ka mbi Tokë.
Studimi i realizuar nga institutet shkencore më prestigjoze në botë është publikuar në revistën ndërkombëtare Nature.
Pamjet janë marrë me teleskopin diellor më të madh në botë “Nsf Daniel Solar telescope” i pozicionuar në Hawai.
Vorbullat diellore interpretohen si shenja instabiliteti, një fenomen që verfikohet kur dy lëngje vërshojnë njëri pranë tjetrit me shpejtësi të ndryshme, duke gjeneruar përturbim që rritet deri në krijim të vorbullave.
Këto struktura shpjegojnë proceset pers së cilave Dielli magazinon dhe lëshon energjinë në fushën e tij magnetike.
Sipas teorisë aktuale këto linja të fushës magnetike janë detaji kryesor në krijimin e një arkitekture të fushës magnetike mjaft të paqëndrueshme të Diellit. Energjia e akumuluar mund të çlirohet në mënyrë të papritur përmes një procesi të ashtuquajtur rilidhja magnetike.








