Fenomeni astronomik më i pritur i vitit 2026 është eklipsi diellor, që përkon në një ditë me rënien e meteorëve menjëherë më pas.
5 janë fazat e eklipsit diellor të 12 gushtit. Për të gjithë të apasionuarit, nga kontakti I parë mes Diellit e Hënës deri në puthjen e plotë.
Faza e parë është momenti kur disku hënor nis të mbivendoset me atë te diellit dhe që do vazhdojë rreth 30 minuta.
Ndiqet nga faza e dytë që do jetë më spektakolarja, në të cilën do të vrojtohet në qiell një lloj rrethi diamantesh, pasi kur fragmenti i fundit i diskut diellor do të jetë ende i dukshëm, do të prodhohen breza drite.
Menjëherë më pas nis mbulimi total i diellit, ku çdo gjë bëhet errësirë e që zgjat jo më shumë se 2 minuta, në varësi të pozicionit të vrojtimit.
Pas kësaj, mund të duken sërish perla drite të shkëlqyeshme përreth diskut hënor, e në fund ngadalë, Hëna do të çlirojë Diellin.
Hemisfera veriore dhe veçanërisht rajonet veriperëndimore do të shijonë të plotë spektaklin me errësimin total të diskut diellor, që do kalojë kësaj here 90%.
Tek ne pritet të nisë në orët e perëndimit sipas pozicionit, dhe sipas përllogaritjeve në Tiranë nis në orën 19:31 deri në 19:44, me maksimumin që e shënon në 19.41, kur dielli është i ulët në horizont, pranë perëndimit.
Parashikimet thonë se Shkodra mund të jetë qyteti nga ku mund të shijohet dhe të jetë më i dukshëm eklipsi diellor.








