Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vihet nën kontroll zjarri në Marmaris të Turqisë

Vihet nën kontroll zjarri në Marmaris të Turqisë

Zjarri pyjor që shpërtheu në qytetin turistik jugperëndimor të Turqisë Marmaris gjatë kësaj jave, është vënë nën kontroll, tha sot ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë i vendit, Vahit Kirişci, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një prononcim për gazetarët, Kirişci tha se po punohet për ftohjen e zonës së përfshirë nga zjarri, duke shtuar se së shpejti do të nisin përpjekjet për restaurim.

Kirişci tha se zjarri është vënë nën kontroll në më pak se 72 orë. /aa