Ballina Artikuj Vijat në fytyrë janë më shumë se shenja t’kohës…,

Vijat në fytyrë janë më shumë se shenja t’kohës…,

Vehbi Zeqiri

Vijat në fytyrë janë më shumë se shenja t’kohës…,
Ato janë dëshmi të një jete të jetuar
Fytyra jonë nuk tregon vetëm sa vite kemi jetuar,
Tregon edhe sa shumë kemi përjetuar!
Çdo buzëqeshje, shqetësim, brengë, lot, sfidë…, mund të ketë lënë gjurmën e vet.
Fytyra gjithashtu pasqyron:
* mënyrën se si kemi jetuar,
* çfarë kemi përjetuar,
* sa herë kemi buzëqeshur,
* sa kemi duruar, luftuar, dhe
* vazhduar përpara
Asnjëherë nuk i kam lënë pas përvojat kur jam larguar,
i kam bartë me vete në kujtesë, në karakter, në sjellje, dhe në fytyrë.
Mos u turpëro nga vijat që koha ka lënë në fytyrën tënde…,
Ato janë pasuri të historisë dhe përvojës tënde!

Vehbi Zeqiri