Viniciusi rinovon kontratën me Realin deri më 2027

Braziliani Vinicius Jr do vazhdojë të qëndroj tutje në Realin e Madridit.

Ekipi mbretëror dhe Vini Jr. kanë rënë dakord për të zgjatur kontratës, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2027. Vini Jr. mbërriti në Real Madrid në korrik e 2018-ës dhe si 18 vjeçar bëri debutimin e tij me Realin në “Madrid Castilla” më 26 gusht.

Braziliani deri me tani ka mbrojtur fanellën e skuadrës së parë në gjashtë sezone. Vini Jr ka luajtur 235 ndeshje, në të cilat ka shënuar 63 gola dhe ka fituar 9 tituj: 1 Champions League, 2 Kupa Botërore për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 2 Superkupat e Spanjës.

23-vjeçari, Vini Jr tashmë është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madrid në vitet e fundit. Ai me Realin përveç që fitojë titujë të ndryshëm ishte edhe kryesori që me golin e tij Madridi fitojë titullin e 14 të Ligës së Kampionëve, poashtu fitoi Topin e Artë në Kupën e Botës për Klube në Marok, të cilin Real Madrid e fitoi titullin e tëtë në histori të Botërorit për klube.

Braziliani ndër të tjera kishte dhe merita të mëdha individuale, teksa në 2021-22 ishte lojtari i ri më i mirë në Ligën e Kampionëve, poashtu ishte i përfshirë dy herë në formacionin më të mirë të Ligës së Kampionëve në sezonet 2021-22 dhe 2022-23. Derisa në po të njëjtat vite ishte edhe në formacionet me të mirë në La Liga.

Vinicius Junior njëashtu në cermominë për Topin e Artë, fitoi çmimin “Socrates” për luftën kundër racizmit dhe për përmisimin e arsimit në Brazil. Braziliani ka investuar pothuajse 4 milionë euro deri më tani për Institutin e tij Vini Jr. në ndihmë për studentët e varfër.