”Visa” dhe ”Mastercard” pezullojnë bizneset në Rusi

Gjigantët amerikanë të kartave të kreditit ”Visa” dhe ”Mastercard” thanë se po pezullojnë biznesin e tyre në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës.

”’Duke hyrë në fuqi menjëherë, ‘Visa’ do të punojë me klientët dhe partnerët e saj brenda Rusisë për të ndërprerë të gjitha transaksionet gjatë ditëve në vijim”, tha ”Visa” në një deklaratë.

“Pasi të përfundojnë, të gjitha transaksionet e iniciuara me kartat ‘Visa’ të lëshuara në Rusi nuk do të funksionojnë më jashtë vendit dhe çdo kartë e lëshuar nga institucionet financiare jashtë Rusisë nuk do të funksionojë më brenda Federatës Ruse”, theksoi ajo.

Afro 200 punonjësit e kompanisë do të vazhdojnë të paguhen.

Në një deklaratë, edhe ”Mastercard” tha se ka vendosur “të pezullojë shërbimet në Rusi” /atsh