Visar Bekaj ftohet për ndeshjet e qershorit te Kosova

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka ftuar portierin Visar Bekaj për ndeshjet e qershorit.

Këtë e ka konfirmuar klubi i Tiranës përmes një komunikate zyrtare, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Portieri i Tiranës Visar Bekaj është grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet që do të zhvillohen përgjatë muajit Qershor. Gardiani bardh’e blu do të grumbullohet me skuadrën në fillim të muajit të ardhshëm. I urojmë suksese në përballjet e rradhës”, shkroi klubi në Facebook.