Vizita e Erdogan në Vatikan, policia arreston protestuesit kurdë

Komuniteti i popullsisë kurde në Itali proteston sot në Romë kundër vizitës së Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Itali.

5 shtetas kurdë janë arrestuar nga Policia italiane ndërsa tentonin të hynin në sheshin Shën Pietro në Vatikan me flamurin kurd të fshehur në trup.

Protesta e komunitetit Kurd ka nisur në afërsi të Kështjellës Sant’Angelo në Romë e jashtë zonës së blinduara të kontrolluar nga fordat italiane të rendit për të garantuar sigurinë maksimale të kësaj vzite.