Vjedhje në vendin ku do të ndërtohet ambasada amerikane

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë vjedhur në vendin ku po ndërtohet objekti i ri i Ambasadës Amerikane në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Sot rreth ores 13:30 njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje. N.O 37 vjeç dhe F.M 39 vjeç. Personave te dyshuar iu është gjetur dhe konfiskuar një sasi e derivateve (7 bidonë 10 litërsh), që dyshohet të jenë vjedhur”, ka thënë Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërkohë që hetuesit policorë po merren me rastin”.