Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vjehërrit e kryeministrit skocez ‘të bllokuar në Gaza’

Vjehërrit e kryeministrit skocez ‘të bllokuar në Gaza’

Humza Yousaf dhe gruaja e tij Nadia El-Nakla

Kryeministri skocez Humza Yousaf ka thënë se prindërit e gruas së tij janë aktualisht të bllokuar në Gaza.

Vjehërrit e Yousafit udhëtuan për në Gaza një javë më parë për të vizituar familjen.

“Unë dhe gruaja ime jemi të mërzitur nga shqetësimi për ta,” tha ai.

“Ka njerëz, njerëz të pafajshëm, që po vuajnë. Dhe ne nuk mund të justifikojmë kurrë vrasjen e civilëve të pafajshëm.”

Yousaf i tha BBC-së se ai dënoi ashpër veprimet “të pajustifikueshme” të Hamasit.

Në një intervistë gjatë sulmeve izraelite kundër Gazës në maj 2021, gruaja e Yousaf, Nadia El-Nakla, e cila është me origjinë palestineze, tha se ajo kishte anëtarë të familjes në Gaza, përfshirë vëllain e saj. /mesazhi