Vjena do të fillojë vaksinimin e fëmijëve kundër COVID-19

Fëmijët në Vjenë të Austrisë do të mund të marrin një dozë të një vaksine Pfizer/BioNTech nga e hëna, thanë autoritetet në qytet.

Autoritetet austriake vlerësojnë se rreth 200 fëmijë do të mund të marrin një vaksinë për COVID-19 në ditë, një “numër i ulët” për shkak të konsultave mjekësore që planifikojnë të bëjnë me prindërit, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Vaksina Pfizer/BioNTech ende nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Ajo është autorizuar në Shtetet e Bashkuara për këtë grupmoshë.

Gjatë javëve të fundit, ka pasur rritje të shpejtë të rasteve të COVID-19 në Austri ku rreth 65 përqind e popullsisë totale është vaksinuar kundër virusit.

Infeksionet kanë arritur nivelet më të larta të të gjitha kohërave me më shumë se 10 mijë raste të reja të raportuara në ditë.