Vlera e Bitcoin ra nën 19 mijë dollarë

Jo vetëm Bitcoin por të gjitha asetet e tjera janë nën presion. Inflacioni i lartë, nivelet e larta të interesave dhe frika e një recensioni kanë goditur edhe kriptomonedhat.

Ditën e Enjte Bitcoin ra nën 19 mijë dollarë ndërsa kriptomonedha më e madhe në botë mbetet nën presion duke forcuar më tutje krizën e kompanive crypto të profilit të lartë.

Kriptomonedha u këmbye me 18,888 dollarë sipas CoinMarketCap. Bitcoin ka humbur 58% të vlerës vetëm këtë vit dhe 70% të saj që nga rekordi prej 68,990 dollarë në Nëntor të 2021.

Jo vetëm Bitcoin por të gjitha asetet e tjera janë nën presion. Inflacioni i lartë, nivelet e larta të interesave dhe frika e një recensioni kanë goditur edhe kriptomonedhat.

Aksionet globale shënuan një rekord negativ me S&P 500 që kaloi 6 mujorin e parë më të keq të vitit që prej 1970. Vlera e Bitcoin ka lëvizur në një trajektore të ngjashme me ato të aseteve dhe bursave veçanërisht të Nasdaq.

Investitorët po shesin asetet e tyre të trembur nga inflacioni i lartë që ka detyruar bankat qendrore në mbarë botën të rrisin interesat. /PCWorld Albanian