Vlera e fjalës “Subhanallah ue bi hamdihi”

Ebu Hurejre (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Dy fjalë (që i thotë njeriu) janë të lehta për gjuhën, të rënda për peshojën e veprave të mira dhe të dashura për Mëshirëplotin. Këto dy fjalë janë “Subhanallahi ue bi hamdihi, Subhanallahil Adhim”[1]

Ebu Hurejre (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Kush thotë 100 – të herë në ditë “Subhanallahi ue bi hamdihi” i falen gabimet edhe nëse janë sa shkuma e detit.”[2]

Ebu Hurejre (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush thotë 100 – të herë në mëngjes dhe në mbrëmje “Subhanallahi ue bi hamdihi” në Ditën e Kijametit askush nuk paraqitet me një gjë më të mirë se ai, përveç atij personi i cili ka vepruar si ai, apo që e ka thënë këtë fjalë më tepër se ai.”[3]

Ebu Dherr El Gifari (r.a) thotë: I Dërguari i Allahut (a.s) më tha: “A dëshiron të tregoj për fjalën më të dashur tek Allahu? O i Dërguari i Allahut, po dua, më trego cila është fjala më e dashur tek Allahu – tha Ebu Dherri. Ai tha: “Fjala më e dashur te Allahu është “Subhanallahi ue bi hamdihi”[4]

Ebu Dherr El Gifari (r.a) ka thënë: E kanë pyetur të Dërguarin e Allahut (a.s) se kush është fjala më e dashur te Allahu? Ai (a.s) tha: “Subhanallahi ue bi hamdihi” fjalë të cilën Allahu e ka përzgjedhur për engjëjt dhe robërit e Tij.”[5]

Xhabiri (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Kush thotë “Subhanallahil Adhim ue bi hamdihi” i mbillet në Xhenet një pemë (palmë).”[6]

[1] – Buhariu dhe Muslimi

[2] – Buhariu dhe Muslimi.

[3] – Muslimi.

[4] – Muslimi.

[5] – Muslimi.

[6] – Tirmidhiu.