Vlera e Tesla kapërcen kufirin e 1 trilionë dollarëve

Apple është kompania që ju deshën më së shumti prej 37 vitesh ndjekur nga Microsoft 33 vite për të arritur këtë objektiv.

Tesla goditi vlerën e tregu prej 1 trilionë dollarë ditën e Hënë pas lajmeve se kompania Hertz do të ndërtonte një flotë prej 100 mijë makinash elektrike.

Kompania i bashkohet klubit të 1 trilionë dollarëve të Apple, Amazon dhe Microsoft. Lajmet e marrëveshjes së Tesla dhe Hertz dërguan aksionet e kompanisë së Elon Musk në vlera rekord.

Ende vlera e tregut është sa gjysma e Apple që aktualisht mbahet si kompania më me vlerë në botë prej 2.5 trilionë dollarë.

Microsoft është kompania e dytë me 2.3 trilionë dollarë, ndjekur nga Google me 1.8 trilionë dollarë vlerë tregu dhe Amazon me 1.7 trilionë dollarë vlerë tregu.

Tesla është kompania e dytë që arrin vlerën rekord prej 1 trilionë dollarë në kohë të shkurtër prej 12 vitesh. Facebook ju deshën 9 vite për të arritur vlerën 1 trilionë dollarë.

Apple është kompania që ju deshën më së shumti prej 37 vitesh ndjekur nga Microsoft 33 vite për të arritur këtë objektiv. Google e arriti këtë objektiv në 15 vite.

Madje Tesla arriti të parakalojë Facebook për nga vlera e tregut ndërsa ky i fundit vlerësohet me 927 miliardë dollarë. Aksionet e rrjetit social kanë rënë me shpejtësi ditët e fundit pas publikimit të “The Facebook Papers.” /PCWorld Albanian