Vlerat e pabesueshme shëndetësore të çajit shqiptar të malit, mënyra e duhur e përgatitjes

Çaji shqiptar i malit përftohet nga gjethet e bimës së varietetit Sideritis Raeseri. Ky çaj bimor i maleve të Shqipërisë është konsumuar prej shekujsh falë vlerave të tij shëndetësore.

8 arsye pse duhet të pini çaj çdo ditë

Çaji i malit i varietetit bimor Sideritis Raeseri është natyralisht pa kafeinë. Ai bëhet nga gjethet, lulet dhe kërcenjtë e bimës Sideritis që lulëzon në shpatet dhe malet e vendit tonë.

Edhe pse në vendet e Mesdheut ky çaj akoma bëhet nga bima e njomë, shumica e njerëzve e përdorin në variantin e thatë. Çaji ndihmon me shëndetin e aparatit tretës dhe përmban antioksidantë natyralë. Studiuesit zbuluan se bimët e familjes Sideritis përmbanin substanca të rëndësishme që luftonin mikrobet dhe inflamacionin. Të gjitha këto bimë përmbanin vajra esencialë.

Studiuesit zbuluan se pirja e çajit të malit nga bima e Sideritis ulte inflamacionin në sistemin tretës. Kjo ndodh falë pranisë së fenolëve dhe antioksidantëve që gjenden natyralisht në këto bimë. Studiuesit zbuluan gjithashtu se inflamacioni dhe toksiciteti uleshin për një periudhë afatgjatë. Kjo si pasojë e aftësive mbrojtëse të çajit shqiptar të malit.

Përgatitja e çajit të malit nga bima e freskët kërkon përdorimin e luleve, kërcenjve dhe gjetheve të plota të të gjithë bimës. Ju mund t’i hidhni ato në ujë të nxehtë dhe të ulni temperaturën, duke mundësuar zierjen e lëngut për 5 deri në 10 minuta.

Shija e këtij çaji është tokësore, por nëse përdorni lulet, do të ndjeni edhe aromën e tyre. Këtij çaji mund t’i shtoni mjaltë, qumësht ose limon sipas dëshirës. Në malet e Shqipërisë rritet varieteti Sideritis Raeseri. Ky lloj nuk duhet ngatërruar me specien Sideritis Syriaca, e cila gjendet në të gjitha vendet e Mesdheut dhe të Ballkanit. Peter Furth, një ekspert amerikan i bimëve mjekësore shpjegon se çaji ynë është tipar dallues i Shqipërisë. Kjo, falë mikro-klimës së vendit që i jep çajit, një cilësi unike dhe superior. Peter Furth tha se në Amerikën e Veriut, çaji shqiptar i malit është më i kërkuari nga të gjithë çajrat e bimëve të tjera të varietetit Sideritis.