Von der Leyen: BE do të dyfishojë mbështetjen humanitare për Armeninë

Bashkimi Evropian do të dyfishojë mbështetjen e tij humanitare për Armeninë në 10,4 milionë euro (10,9 milionë dollarë), njoftoi të enjten presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ne e përkrahim fuqimisht Armeninë dhe e mbështesim atë në nevojat e saj humanitare”, tha ajo, duke mbërritur në një takim me afro 50 liderë evropianë në Granada, Spanjë.

Rreth 100 000 armenë etnikë janë larguar në Armeni pasi Azerbajxhani nisi një ofensivë ushtarake për të marrë kontrollin e rajonit të kontestuar të Nagorni-Karabahut në shtator.

”BE do të ofrojë gjithashtu 15 milionë euro mbështetje buxhetore për Armeninë”, tha von der Leyen.

“Ne do të diskutojmë se çfarë tjetër mund të bëjmë për të mbështetur Armeninë në këtë situatë të vështirë”, shtoi ajo. /atsh