Von der Leyen premton mbështetje për Turqinë

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka premtuar se do të shtohen ndihmat për Turqinë ndërsa vendi po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të së hënës së kaluar.

Në një telefonatë me presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ajo u shpreh: “Komisioni do të mobilizojë mbështetje shtesë dhe do t’i përgjigjet kërkesës së fundit të Turqisë për më shumë kapacitet strehimi – në veçanti tenda, batanije, ngrohëse.”

Von der Leyen shprehu “ngushëllimet më të për humbjet e jetëve dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti.”

BE shpreson të mbledhë fonde shtesë për Turqinë dhe Sirinë gjatë një konference donatorësh që do të mbahet në Bruksel në mars.