Vrasja e 17 vjeçares në Laprakë, një 19 vjeçar dyshohet si autor i krimit

Një 19 vjeçar dyshohet të jetë autori i krimit të rëndë që ndodhi mbrëmë në zonën e Laprakës në kryeqytet. Burime nga policia thonë se 19 vjeçari është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Sipas të njëjtave burime, vrasja  e mbrëmshme e 17 vjeçares dhe plagosja e 23 vjeçarit Erjon Benga dyshohet se ka pasuar një konflikt mes 23 vjeçarit dhe 19 vjeçarit në kërkim, për shkak të një vajze.

Dy të rinjtë Gjikola dhe Benga kanë qenë mbrëmë brenda në makinë kur janë qëlluar nga dy persona të maskuar. Në vendngjarje mësohet se janë gjetur 4 gëzhoja. Policia e Tiranës ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi.

17 vjeçarja ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur në spitalin e Traumës, si pasojë e plumbave të marrë në kokë, ndërsa 23 vjeçari pas ndërhyrjes së bluzave të bardha, ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën.

Erjon Benga u akuzua dy vite më parë se ka shantazhuar një vajzë se do t’i publikonte një video intime, nëse nuk do t’i jepte 2 mijë euro. /abcnews.al