Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vrasjet në rritje, Londra kapërcen Nju Jorkun

Vrasjet në rritje, Londra kapërcen Nju Jorkun

Një rritje e paparë e krimeve vdekjeprurëse është vënë re në Londër gjatë muajve shkurt dhe mars, dhe kjo shifër është gati më e madhe se shifra e krimeve të tilla në Nju Jork.

Deri më tani, policia metropolitane ka hetuar 46 vrasje, krahasuar me 50 sa ishin në Nju Jork.

Por ndërsa trakektorja e vrasjeve në Nju Jork ra nga fundi i Janarit, ajo e Londrës u ngrit dukshëm nga ku ishte.

Statistikat nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) dhe Policisë Metropolitane u përcollën nga BBC, dhe nga aty erdhi ky raport që tregon diferencën e ngushtë të krimit në këto dy qytete, që kanë popullsi në numër të ngjashëm.

City Hall thotë se është tejet i shqetësuar nga krimet që bëhen me thika në kryeqytet, por megjithatë, insiston se Lindra mbetet një prej qyteteve më të sigurta në botë. /MESAZHI/