Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vriten dy ushtarë tjerë izraelitë në jug të Libanit

Vriten dy ushtarë tjerë izraelitë në jug të Libanit

The soldiers killed in the explosion were identified as Maj. (res.) Harel Birenstock, 34, a company commander from Nokdim, and Sgt. Maj. (res.) Tamir Vaknin, 33, from Eilat. Both served in the 2855th Battalion of the 55th Paratroopers Brigade.

Dy ushtarë izraelitë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga një mjet shpërthyes në jug të Libanit, njoftuan sot mediat izraelite, transmeton Anadolu.

Incidenti ndodhi në vendbanimin Majdal Zoun, rrethi Tyre, raportoi “Channel 12” i Izraelit.

Në një deklaratë për media, ushtria izraelite konfirmoi gjithashtu se dy ushtarë të saj u vranë të mërkurën.

Bejruti dhe Tel Avivi po mbajnë aktualisht raundin e shtatë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Romë. Bisedimet tre-ditore që synojnë të diskutojnë për armëpushimin dhe tërheqjen izraelite nga Libani, mes temave të tjera, pritet të përfundojnë sot.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, sulmet e Izraelit në Liban që nga 2 marsi kanë vrarë të paktën 4.333 njerëz dhe kanë plagosur 12.250 të tjerë.