Vritet një 30 vjeçar në Gjakovë

Një person është vrarë mëngjesin e sotëm në rrugën “Xhafer Lipoveci” në Gjakovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Viktima është A.H, rreth 30 vjeçar nga Gjakova.

Policia njofton se kryesi kishte hyrë në lokalin ku i ndjeri punonte (qebaptore Toni) ka qëlluar me armë zjarri viktimën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ç rast ka hedhur armën dhe është dorëzuar në stacion policor. i dyshuar është E.B , i lindur me 09.02.1996 në Pejë, me banim në Gjakovë.

Njoftohet se deri tek ky rast tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje e mëhershme për motive të ulëta.

I dyshuari mbahet në ndalim policor, arma është konfiskuar dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për Krime të rënda nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.