Vuçiq mbledhë Qeverinë, përfaqësues të Inteligjencës e Sigurisë për çështjen Kosovë-Kataluni

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i bëri thirrje kryeministres serbe, Ana Brnabiq që të mbledhë të gjithë anëtarët e qeverisë si dhe përfaqësues të Inteligjencës dhe Agjencitë e Sigurisë në konsultim pas komunikimit që pati me Komisionin Evropian ku thuhet se rasti i Katalunisë nuk mund të krahasohet me atë të Kosovës, njofton Blic.

Konsultimet pritet të mbahen në Presidencë, gjatë pasdites pas adresimit të presidentit grek, Prokopios Pavlopulos në Parlamentin serb..