Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në një intervistë për gazetën gjermane, Speigel është pyetur se a duhet të përfshihet Kosova në projektin ‘mini-Shengen’, temë e cila zgjoi debat dhe reagime të shumta ditëve të fundit, transmeton Periskopi.
Vuçiq u përgjigj se Kosova nuk di as çka do. Ndërsa për Albin Kurtin thotë se sjellet sikurse drejtues i Shqipërisë së Madhe, duke ia përmendur edhe fyerjen që ai thotë se ia kishte bërë vajzës së tij të mitur.
‘’Kosovarët nuk dijnë çfarë duan. Kreu i ri i supozuar i qeverisë, Albin Kurti tingëllon sikur të dëshironte të bëhej drejtuesi i Shqipërisë së Madhe. Kosova e sheh veten si shtet, por ne nuk e shohim atë në atë mënyrë. Megjithatë, mund të bënim biznes të shkëlqyeshëm së bashku.
‘’Albin Kurti dikur ofendoi vajzën time të mitur dhe e këshilloi që të kërkonte një shqiptar për burrë të ardhshëm. Pse Perëndimi në fakt hapi Kutinë e Pandorës në vitin 2008 me njohjen e Kosovës?”, tha Vuçiq.
Tutje për dialogun, Vuçiq është shprehur se do që të ruajë mundësinë e një kompromisi me Kosovën