Vuçiqi përgatit qebapë me presidentin e Këshillit Evropian

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nga dje ka udhëtuar drejt Ballkanit Perëndimor.

“Rrugës për në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai të enjten në Twitter.

E në ditën e parë të vizitës, ai është ndalur në Serbi.

Në Serbi është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, dhe më të kanë ngrënë edhe darkë.

Në një konferencë për media të enjten me Vuçiqin, Michel ka thënë se duhet të përshpejtohet integrimi në BE dhe se BE-ja do përfitime konkrete për qytetarët serbë e partnerët në rajon.

Më pas, në faqen zyrtare të presidentit serb është publikuar fotografia ku të dy kanë ngrënë darkë në një ambient që duket shtëpiak.

“Përgatitëm qebapët së bashku. Faleminderit Michel për vizitën dhe mbështetjen për të ardhmen evropiane të Serbisë”, thuhet në postimin në Instagram. /koha