Vulin e quan fitore të madhe diplomatike vizitën e Vuçiqit në Kosovë

Para vizitës së presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kosovë, ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin tha se situata është shumë komplekse për të përcjellë atë që po ndodh në terren.

Siç tha ai, rreziqet janë rritur, por thekson se kjo vizitë është një fitore e madhe ndërkombëtare e presidentit Vuçiq.

Vulin vlerësoi se vizita e Vuçiqit në Kosovë është tregues se Serbia është bërë një faktor i barabartë në marrëdhëniet ndërkombëtare, transmeton KosovaPress.

Duke komentuar se autoritetet e Prishtinës pas ndërhyrjes së Uashingtonit dhe Bashkimit Evropian, ndryshuan vendimin për të ndaluar presidentin Vuçiq në Ujman, Vulin tha se vizita ishte një fitore e madhe ndërkombëtare e presidentit Vuçiq.