Tymi dhe lava janë parë teksa një ekip shkencëtarësh nga Observatori Vullkanik në Hawaii i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) ishte nisur drejt skajit jugor të vullkanit Halemaʻumaʻu për të vëzhguar episodin e 38-të të shpërthimit në majën e Kilauea, transmeton Anadolu.
Gjatë rrugës, ekipi i shkencëtarëve dëshmuan pamje dramatike të shpërthimit, e cila arriti një lartësi mbi 6 mijë metra mbi nivelin e detit gjatë këtij episodi.
Kilauea konsiderohet vullkani më i ri dhe më aktiv në Ishullin e Madh të Hawaiit.
Ai ka shpërthyer pothuajse vazhdimisht që nga viti 1983 dhe mbetet një nga sistemet vullkanike më të monitoruara nga afër në botë.







