Ballina Lajmet Kosovë VV propozon Albin Kurtin mandatar për Kryeministër

VV propozon Albin Kurtin mandatar për Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të vendit.

Kështu dëshmon ky dokument të cilin e ka siguruar Klan Kosova.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi i cili shtoi presionin tek lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, që si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, të formojë sa më shpejt Qeverinë e re të vendit.

Kreu i shtetit kërkoi që mandatari të propozohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi.