West Brom “dush” të ftohtë Liverpool, e eliminon nga kupa

West Brom siguron fazën çerekfinale të FA Cup, pasi mundën me përbysje 3 me 2 Liverpool-in.

Mjaftuan 45 minutat e para për të vendosur fatin e takimit.

Në “Enfield” takimi startoj me gol për vendasit që e gjetën golin me anë të Firminho që në minutën e 5-të.

Kundërpërgjigjje e West Brom erdhi shumë shpejt. Fillimisht Ray Rodriguez vendosi barazpeshën kur po kronometohej minuta e 7-të, ndërsa në të 11-tën minutë kaloi në avantazh të tijët.

Diavantazhi “Revoltoi” Liverpool që u hodh i gjithi në sulm për të gjetur golin e barazimit. Shancin më të mirë e kishte Firminho, me gjermanin që shpërdoroi një 11 metërsh, me topin që u stampua në traversën e portës së Foster.

Por spektakli dhe emocionet nuk kishin përfunduar. Pak para se ekipit t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve, ishte përsëri Rodriguez që goditi, dhe duke përfituar nga një devijim i Matip dërgoi në avantazh të dy golave, West Brom-in drejt dhomave të zhveshjeve.

Fraksioni i dytë nuk ishte si i pari, me miqtë që tentuan vetëm të mbroheshin ndërsa “The Reds”  arritën të deportonin në mbrojtjen e “ndërtuar” nga 56 vjeçari Alan Pardew vetëm në minutën e  78-të me rrjetën e Salah që nuk shmangu humbjen./oranews