WhatsApp shton veçori të reja, sjell profilet alternative

Ky profil do të jetë i kufizuar dhe i dukshëm vetëm për kontaktet e përdoruesve. Tregon emrin alternativ dhe një foto për përdoruesit e tjerë të WhatsApp.

WhatsApp është padyshim një prej aplikacioneve më popullore të komunikimit dhe në mënyrë të vazhdueshme përmirësohet dita ditës.

Së fundi kompania po punon në një funksionalitet të ri që ju jep përdoruesve mundësinë për të krijuar profile alternative në një llogari të vetme si dhe të kalojnë nga një profil tek tjetri.

Një imazh i postuar WABetaInfo tregon se WhatsApp do të lejojë përdoruesit të krijojnë profile shtesë.

Ky profil do të jetë i kufizuar dhe i dukshëm vetëm për kontaktet e përdoruesve. Tregon emrin alternativ dhe një foto për përdoruesit e tjerë të WhatsApp.

Aktualisht po testohet në versionin beta dhe nuk është i disponueshëm në kanalin stabil. Për më tepër WhatsApp po teston një veçori ku mund të shtoni deri në 31 pjesëmarrës në një video thirrje në grup.

Më përpara numri maksimal i pjesëmarrësve në një video thirrje ishte 32 por mund të përzgjidhnit vetëm 15 për të filluar video thirrjen. Si rezultat pas thirrjes duhej të ftonit më shumë njerëz veçmas.

Tani mund të ftoni 31 pjesëmarrësit menjëherë ndërsa funksionaliteti është i disponueshëm vetëm në iOS momentalisht.