WhatsApp zbulon planet për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve nga kompromentimi

Herën tjetër që shkarkoni WhatsApp në një pajisje të re, do tu kërkohet të përdorni pajisjen e vjetër për të konfirmuar se ju e keni zhvendosur llogarinë në një telefon të ri.

WhatsApp filloi lançimin e disa funksionaliteteve të reja të sigurisë. Ai që bie më së shumti në sy është kompania teksa përpiqet të mbrojë përdoruesit ndaj kompromentimit të kartave SIM apo sulmeve të inxhinierisë sociale që mund të përfundojnë me hakimin e llogarisë.

Herën tjetër që shkarkoni WhatsApp në një pajisje të re, do tu kërkohet të përdorni pajisjen e vjetër për të konfirmuar se ju e keni zhvendosur llogarinë në një telefon të ri.

Nëse jeni të shqetësuar se mund të ngeleni jashtë llogarisë suaj, funksionaliteti Account Protect do të aktivizohet vetëm nëse kompania identifikon përpjekje të dyshimta regjistrimi. Mbi të gjitha nëse nuk keni akses në pajisjen e vjetër, mund ti kërkoni kompanisë të dërgojë një kod që gjenerohet vetëm një herë.

Pavarësisht nëse vendosni të ndryshoni pajisje apo jo, llogaria juaj në WhatsApp do të jetë e sigurte falë prezantimit të kontrollove të reja në sfond. Kompania thotë se do të ndihmojë përdoruesit duke siguruar llogaritë kundër maluerëve.

Gjithashtu WhatsApp do ta bëjë të lehtë për përdoruesit ë verifikojnë lidhjen me dikë tjetër nëse është e enkriptuar. Funksionalitetet e reja do të lançohen për të gjithë përdoruesit e WhatsApp në muajt në vijim.