Xhamia e lagjës Dardania në qytetin e Gjilanit dhuron 237 çanta shkollore

Xhamia e lagjës Dardania në qytetin e Gjilanit dhuron 237 çanta shkollore. Kështu është bërë e ditur nga kjo xhami e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur këtë lajm.

Esselamu alejkum!

Vëllezër të dashur,

Nga kontributi i të gjithë Neve, për aktivitetin vullnetarë, të titulluar:

“Nga lëmosha rrjedhëse, është edhe kontributi për kërkuesit e diturisë (NXËNËSIT)”

– ÇANTA SHKOLLORE –

Andaj, ju njoftojmë, se, ky aktivitet që nga fillimi, ka qenë i koordinuar me shumë të rinj të qytetit tonë (Gjilanit), e të cilët kanë arritur të deponojnë mjete edhe nga familjarët e tyre, në Kosovë e diasporë.

Si rezultat i një pune të mirë i të gjithëve, Neve sot, kemi arritur te tubojmë,

Gjithsej; 237 Çanta*.,

Të cilat do t’iu dhurohen fëmijëve të cilët i kanë kushtet jo të mira në familjet e tyre, skamnorëve, jetimëve, rasteve sociale, etj.

Nuk duam të shtojmë fjalë më tepër, vetëm se, juve vëllezër të dashur, t’iu përgëzojmë për kontributin që e keni dhënë për këtë projekt, dhe t’a lusim Allahun t’ua shtoj edhe më shumë të mirat e Tij, në shtëpitë dhe familjet e juaja!

Me respekt!