Xhudistet kosovare triumfojnë në ‘Grand Prix 2018’

Nora Gjakova është xhudistja kosovare që ka triumfuar në ‘Antalya Grand Prix 2018’ duke marrë medaljen e artë.

Ajo ishte në finale me xhudisten koreane Kim Jundin, të cilën e mundi me ippon. Kjo është medalja e tretë që arriti të merrti Kosova në garë.

Fjolla Kelmendi u vlerësua me medalje të argjendtë pasi nuk ia doli të triumfonte kundër portugezes Catarina Costa.

Ndërsa Distria Krasniqi rrëmbeu ‘Medaljen e Artë’ në kategorinë 52 kg./oranews