Ballina Artikuj Xhumaja qëndron mes dy thirrjeve…

Xhumaja qëndron mes dy thirrjeve…

Hoxhë Vladimir Kera

Thirrja e parë është drejt xhamisë: “Nxitoni për përmendjen e Allahut.”
Thirrja e dytë është drejt jetës: “Shpërndahuni në tokë dhe kërkoni nga mirësitë e Allahut.”
Islami nuk zgjedh mes xhamisë dhe jetës; ai i bashkon të dyja. Ai na mëson se adhurimi i sinqertë duhet të lindë njeri të dobishëm, ndërsa angazhimi në jetë duhet të mbetet i lidhur me Zotin. Kush e kupton këtë ekuilibër, e ka kuptuar një nga mesazhet më të thella të Xhumasë.
Allahu i Madhëruar thotë:
》“O ju që keni besuar! Kur thirret ezani për namaz në ditën e xhumasë, nxitoni për përmendjen e Allahut dhe lini tregtinë. Kjo është më e mirë për ju, nëse e dini.
》E kur të përfundojë namazi, shpërndahuni në tokë dhe kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe përmendeni shumë Atë, që të shpëtoni.”
——
(Kur’an, el-Xhumu’ah, 62:9–10)

Hoxhë Vladimir Kera