Yahoo Mail lançon përditësimin më të madh në një dekadë

Yahoo Mail lançoi atë që e quan si përditësimi më i madh desktop prej një dekade.

Kur mendoni për ofruesit e shërbimit të e-mail-it, Gmail dhe Outlook janë të parë që ju vinë në mendje, ndërsa ditët e lavdishme të AOL dhe Yahoo i përkasin të kaluarës.

Megjithatë Yahoo Mail është ende gjallë dhe së fundi vjen me një dizajn të freskët. Yahoo Mail lançoi atë që e quan si përditësimi më i madh desktop prej një dekade.

Ai sjell një ndërfaqe më të pastër dhe funksionalitete të reja AI që duhet të përmirësojnë eksperiencën e përdoruesit. Ndryshimi më evident është pamja e re moderne dhe e pastër e cila ndihmon në leximin, navigimin dhe elementët vizualë sipas kompanisë.

Me ridizajnimin, përdoruesit mund të kryejnë veprime menjëherë nga posta e tyre, siç është shtimi i një eventi në kalendar, aksesimi i axhendës, gjurmimi i një pakoje etj. Një panel i ri ju jep mundësi përdoruesve të skanojnë detyrat më të rëndësishme.

Më pas vjen magjia e AI. Një postë “Priority” do të popullohet me mesazhet më të rëndësishme shoqëruar nga përmbledhje të e-mail-eve gjeneruara nga AI.

Funksionaliteti ndryshon nga ai i konkurrentëve si Gmail i cili kërkon ndërveprimin e përdoruesit për gjenerimin e një përmbledhje.

Sapo një përdorues hap një e-mail, AI do të gjenerojë një listë me pika dhe veprime ose përgjigje të propozuara bazuar në përmbajtjen e e-mail-it. Sipas Yahoo kjo është bërë për të ndihmuar prindërit, studentët dhe profesionistët të cilët mund të shfrytëzojnë kohën e tyre më mirë.

Përdoruesit do të kenë mundësi të regjistrohen për ndërfaqen e re të Yahoo në muajt në vijim tha kompania. Gjithashtu konfirmoi se eksperienca mobile do të përditësohet njëlloj si në desktop.