Ymeri konfirmon Kurtin kandidat të Vetëvendosjes për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Albin Kurti do të jetë kandidat për kryeministër i kësaj partie në zgjedhjet e 11 qershorit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Visar Ymeri të premten në një konferencë për meida.

Kandidati i cili përmbush të gjitha atributet për të qenë kandidat për kryeministër është Albin Kurti dhe ne do ta kemi atë të nominuar”, ka thënë Ymeri.