Ymeri: Vendimi i Gjykatës, tendencë për ta mbuluar vdekjen e Astritit

Zbuloni të vërtetën e therrshme rreth kërpudhave para se t’i humbni thonjët tuaj.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se dënimi që sot Gjykata Themelore e Prishtinës, bëri për aktivistët e Vetëvendosjes, është një dënim ‘kryekëput politik’.

“Dënimi i sotëm i katër aktivistëve të Vetëvendosjes si dhe pastaj burgosja e tre prej tyre, nga Gjykata Themelore e Prishtinës dëshmoi që ky rast është politik.Dënimet e larta pa pasur asnjë dëshmi, e zhvendos Gjykatën nga parimet dhe procedurat e lgijit te dënimet politike”, ka thënë Ymeri në një konferencë të jashtëzakonshme pas shpalljes së vendimit nga Gjykata.Ai ka thënë se ky vendim, ka tendencë të mbulojë vdekjen e Astritit.

Ka qëllim të arsyetojë masat drastike të pushtetit që ia morën jetën edhe aktivistit Astrit Dehari“Ky vendim synon ta mbulojë vdekjen e Astritit Vetë data që është caktuar për të shqiptuar këtë dënim, ku do të votohet më 19 nëntor.…ka qenë të dëmtohet Lëvizja Vetëvendojse Ky vendim e dëshmon se sa thellë dhe rrezikshëm është kapur shteti i Kosovës, sa thellë është kapur gjyqësori i Kosovës. Angazhimi ynë politik vetëm sa do të shtohet. I ftoj të gjithë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të jenë të angazhuar e të mos e humbin fokusin nga beteja jonë politike”, ka thënë Ymeri.