YouTube godet bllokuesit e reklamave në mbarë botën

Në disa raste kompania parandalon përdoruesit të shikojnë video me përjashtim nëse çaktivizojnë bllokuesit.

YouTube ka vendosur të godasë përdorimin e bllokuesve të reklamave në mbarë botën duke treguar paralajmërime se ata që i shfrytëzojnë janë në shkelje të kushteve të shërbimit të platformës.

Në disa raste kompania parandalon përdoruesit të shikojnë video me përjashtim nëse çaktivizojnë bllokuesit.

Platforma më e madhe në botë e videove filloi të eksperimentojë në Qershor duke treguar një mesazh përdoruesve se luajti videove mund të bllokohet pas tre videosh nëse bllokuesi i reklamave vijon të jetë aktiv.

Tashmë kompania konfirmoi për The Verge se YouTube ka nisur një fushatë globale duke ju kërkuar përdoruesve ose të blejnë një abonim YouTube Premium ose të lejojnë reklamat.

Disa përdorues u ankuan në rrjetin social Reddit pasi kishin parë këto paralajmërime në formate të ndryshme. YouTube ka 80 milionë përdorues me pagesë në shërbimet Music dhe Premium.

Megjithatë Google po provon mënyra të ndryshme për të rritur këtë numër. Për shembull ju kërkoi disa përdoruesve të paguajnë nëse duan të shohin video 4K ose duke treguar reklama të cilat nuk mund të kapërcehen.