Zbulohen detajet e procesorit të versionit Europian të Galaxy S24 dhe S24+

Çipi u prezantua në Tetor por detajet e plota rreth tij si shpejtësia apo numri i bërthamave i mësuam me debutimin.

Samsung prezantoi seritë më të fundit të flagshipëve Galaxy S24 javën e kaluar. Dy modelet e para Galaxy S24 dhe S24+ fuqizohen nga çipi Exynos 2400 i cili do të shitet në disa tregje Europiane.

Çipi u prezantua në Tetor por detajet e plota rreth tij si shpejtësia apo numri i bërthamave i mësuam me debutimin.

Exynos 2400 ka një bërthamë të fuqishme Cortex-X4 me frekuencë 3.2Ghz, dy bërthama Cortex-A720 me frekuencë 2.9Ghz, tre bërthama Cortex-A720 me frekuencë 2.6Ghz dhe katër bërthama efikasiteti Cortex-A520 me frekuencë 2Ghz.

Samsung ka konfirmuar se çipi sjell 1.7 herë më shumë performancë procesorike dhe 14.7 herë më shumë performancë AI krahasuar me çipin e vjetër 2 vjeçar Exynos 2200.

Grafikat Xclipse 940 bazuar në arkitekturën RDNA 3 të AMD duhet të përmirësojnë eksperiencën me ray-tracing, pasqyrimet dhe reflektimet.

Exynos 2400 ështëç i ndërtuar mbi procesorin 4-nanometër LPP+ të Samsung dhe të gjitha bërthamat bazohen në arkitekturën ARMv9. Gjithashtu vjen me ISP të re, mbështetje për RAM LPDDR5X dhe hapësirë UFS 4.0.