Zbulohen katër modelet e Astra Sports Tourer

Pas hatchback-ut të ri Astra që u shfaq premierë në fillim të këtij viti, Opeli prezantoi tash edhe Astran krejtësisht të re karavan.

Modeli i ri është emërtuar Astra Sports Tourer dhe ka fiferencë mes rrotave 273 cm, ka gjatësi 464 cm, gjerësi 186 dhe lartësi 148 cm.

Opeli ka njoftuar se vëllimi i bagazhit është nga 548 deri në 1634 litra, varësisht nga lloji. Te versionet hibride bagazhi është pak më i vogël.

Për treg janë planifikuar këto versionet të Astra Sports Tourer: Plug-in Hybrid me 180 kuaj fuqi, pastaj dy modele me benzinë ​​turbo 1.2-litërshe me tre cilindra me 110 kuaj fuqi dhe me 130 kuaj fuqi, si dhe modelin me 1,5 litra turbo naftë me katër cilindra e me 130 kuaj fuqi.

Versioni Plug-in Hybrid me 180 kuaj fuqi ka bateri 12.4 kWh dhe se vetura mund të përshkojë deri në 60 km në modalitetin elektrik.

Çmimet e Astra Sports Tourerit të ri ende nuk janë bërë të ditura, por jozyrtarisht, stacioni në Gjermani pritet të jenë rreth 2000 euro më të shtrenjtë se Astra hatchback.