Zbulohet kontrata e Griezmannit te Barcelona

Antoine Griezmann ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid dhe pritet të nënshkruajë me rivalin nga La Liga.

Antoine Griezmann së shpejti do të jetë futbollist i ri i Barcelonës.

Ylli francez ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid dhe pritet të nënshkruajë me rivalin nga La Liga.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” ka bërë të ditur se palët kanë rifilluar bisedimet për transferimin e Griezmannit në Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ai do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Barcelonën.

Kurse, në marrëveshjen e tij me klubin e ri, Griezmann do të ketë pagë prej 17 milionë euro në sezon.