Ballina Sport Futboll Zbulohet oferta e fundit nga Barca për Neymar – e pabesueshme si...

Zbulohet oferta e fundit nga Barca për Neymar – e pabesueshme si rezistoi PSG

Është zbuluar oferta e fundit e Barcës për Neymar.

Barcelona do të bëjë tentimin final për të siguruar transferimin e Neymar JR, gjatë merkatos së verës. Por me këto zëra që po rriten, ‘MD’ ka zbuluar ofertën e fundit që katalanët kishin nisur për brazilianin.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Barcelona ofroi 130 milionë euro, plus tre lojtarë (një në huzaim).

Ivan Rakitic dhe Jean Clair Todibo i bashkoheshin ofertës së 130 milionë eurove.

Në pako futej edhe Ousmane Dembele, i cili te parisienët do të shkonte në formë huazimi, por kjo nuk bindi drejtuesit francez.

Barca thuhet se do të tentojë edhe këtë merkato për lojtarin. Braziliani vlerësohet nga PSG me 150 milionë euro.