Zbulohet sjellja provokuese e policisë izraelite në Al-Aksa

Gazetari i Anadolu Agency (AA) dje filmoi gjestin provokativ të policisë izraelite në Portën e sapohapur të Mëshirës në kompleksin Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor nën pushtim.

Policët izraelitë hynë në Portën e Mëshirës si përcjellje e delegacionit izraelit të Drejtorisë së Trashëgimisë Historike dhe më këtë rast policët me çizme hynë në xhami.

Anëtarët e delegacionit izraelit fotografuan, matën dhe shqyrtuan hapësirën e Portës së Mëshirës. Zyrtarët e Al-Aksës u përpoqën të ndalojnë delegacionin izraelit, të cilët u penguan nga policia izraelite.

E gjithë kjo ngjarje u filmua nga gazetari i AA-së.

Porta e Mëshirës ndodhet në murin lindor të kompleksit Al-Aksa ndërsa autoritetet izraelite e kanë mbajtur të mbyllur që nga viti 2003.

Një grup të rinjsh plaestinezë më 18 shkurt hoqën zinxhirët nga porta ndërkaq policia izraelite arrestoi disa nga të rinjtë dhe bllokoi kompleksin.

Policia izraelite edhe një dit më pas kreu sulm ndaj palestinezëve të cilët ishin mbledhur te Porta e Mëshirës, ku disa persona u plagosën.

Palestinezët më 22 shkurt arritën të hapin Portën e Mëshirës dhe për herë të parë pas 16 vitesh falën namazin e xhumasë në këtë pjesë të kompleksit.